Ideatori i “Grupit të Zjarrit”, Musa Xhaferi mbrëmë në një tubim në Manastir duke mbajtur ligjerata para 50 të pranishmëve që gjysma ishin nga Çairi dhe Saraji në një moment nervozohet duke kërkuar qetësi.
“Se ata kanë ardhur të kërkojnë votën me ndihmën tonë, QETËSI QETËSI, QETËSI” shprehet i nervozuar Musa Xhaferi.
Nga ana tjetër lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Çegran u shpreh se BDI-ja është më e fortë se asnjëherë. Shokët e mi që veprojnë ndryshe e dijnë dhe ua kam thënë se e kanë gabim
“Kam dhimbje shpirtërore, fëmijët i kanë rritur me emblem të BDI-së. Unë nuk jam kal në figurat e shahut, o jam komandant, o kryetar o sjam fare, kam luftuar edhe për mendimin ndryshe, por jo anarki. Në institucione vendos shumica, askush nuk jemi koka e Zeusit, por ama edhe imponime nuk ka. Duhet ti bindesh shumicës.”, tha Ahmeti.
Ai ka thënë se shokët që veprojnë ndaras e kanë gabim dhe thotë se këtë ua ka thënë atyre.
“BDI-ja është më e fortë se asnjëherë. Shokët e mi që veprojnë ndryshe e dijnë dhe ua kam thënë se e kanë gabim. Mua nuk mund të imponohet asgjë, nuk pranoj ultimatum”. Deklaroi Ahmeti.