Vazhda e ndryshimeve të Twitter vijon dhe këtë herë bëhet fjalë për një imitim të formatit “For Your Page” të Tik Tok. Platforma e rrjetit social do të ketë tashmë një faqe kryesore të bazuar në algoritëm duke ndryshuar kalimin nga një e tillë në atë me rendin kronologjik.

Butoni i yllit në cepin e djathtë lejonte më parë këtë kalim, por tani do të hiqet si opsion. “For You” dhe “Following” do të jenë zëvendësueset e tij dhe e para do të jetë edhe opsioni automatik.

“Shihni postimet që doni të shihni. Prej sot në iOS, kaloni midis dritareve për të parë postime të rekomanduara ‘për ju’ dhe nga llogaritë që ‘ndiqni’, shkroi kompania.

Faqja algoritmike ka ruajtur madje të njëjtat emërtime të përdorura nga Tik Tok. Përditësimi i ri mund të mos pëlqehet nga disa përdorues që kanë refuzuar heqjen e postimeve kronologjike.

Ndryshimi është i disponueshëm vetëm në iOS, ndërsa përdoruesit e Web dhe Android nuk do iu duhet të merren me të deri në një moment të dytë./tvklan.al