“15 vite burg pa faj. Kjo është më e dhimbshme se tërmeti”. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”, duke e shoqëruar statusin e tij me një foto bashkë me Agim Islamin, i dënuar me burg të përjetshëm në të njëjtin rast.

“Drejtësi për rastin “Alfa.” Kjo është ma e dhimbshme se tërmeti! 15 vite ne burg pa FAJ nga dora dhe vendimi i Gjykatës dhe Prokurorisë. Mohim i të drejtes për Liri!”, shkruanë Dauti në Facebook.

Para më shumë se një viti, në opinion u prezantua një superekspertizë e realizuar në Serbi në të cilën hedhen shumë dyshime për rastin “Alfa”. Që atëherë, në bazë të kësaj superekspertize, kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”.