Florin Ajdini

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të prononcohet urgjentisht lidhur me zbulimin epokal të Stelave të Varreve Dardane të shekujve të II-të dhe III-të, në Shkup.

Injorimi, nonshalanca naive, heshtja dhe ç’përfillja e një zbulimi kaq relevant për rajonin dhe Civilizimin Antik Iliro-Dardan, që reflektojnë këto vlera të rëndësisë parësore materiale të Historisë Antike të Dardanëve, vijnë në kundërshtim dhe thyejnë parimet bazë të Konventës së UNESCO-s, të Kombeve të Bashkuara të vitit 1972, dhe Konventës së Hagës, të vitit 1954. “Një heshtje e këtillë, flet me zërin e saj të lartë të ç’perfilljes” së historisë së vendit dhe injorimin apo mospranimin e egzistencës së një pjese të madhe të Civilizimit përendimor, në hapësirat Iliro-Dardane, protagonistë të së cilit, si pasardhës, jemi vetem ne Shqiptarët. Edhe një herë, një vetpozicionim naiv, i MANU-t në cilësinë e antagonistit të përbetuar!

Aq më tepër, mosndalimi i punimeve të pronarit privat, në lokalitetin ku ndodhet thesari në fjalë, është ‚krim dhe gjenocid kulturor‘ ndaj vlerave tona antike, që lejohet dhe tolerohet haptazi, nëpërmjet të mosprononcimit dhe mosinteresimit të këtij institucioni për realitetin e zhveshur dhe të patjetërsueshëm! Një nonshalancë edhe më e madhe, fatkeqsisht po vjen si ‚bashkëpunim‘ i MANU-t me strukturat politike shqiptare që ndodhen të pozicionuara në kolltuqet e pushtetit aktual, që edhe një herë dhe në paturpësi, ky institucion i dijes dhe shkencës, të bëjë gafin e radhës, duke ardhur kështu, në kundërshtim me Konventat Nderkombëtare, nëpërmjet të një heshtje ‚ad acta‘, që në demens, po demton imazhin e saj tanimë të kompromituar, në nivel rajonal edhe me gjërë! Sa u përket antagonistëve të tjerë, pjesë e këtij institcioni, nuk kërkojmë gjë prej tyre, sepse sjellja ‚par excellence akademike e tyre‘, është ajo e bashkëjetesës sipas terkut të „les privilegiées du nation!“

Një hap eventual i shpejtë, drejtë reagimit lidhur me zbulimin dhe përkatësinë e Stelave Dardane, nga ana e MANU-t, do ndihmonte në përmirësimìn e kredibilitetit të këtij institucioni të lartë të shkencës dhe dijes, dhe njëkohësisht do e largonte MANU-n nga miti i saj, i ëndrrës për “Antikën sllave!” Në përgjithësi do ishte kjo, një ‘bye-bye’ nga kthetrat e Beogradit dhe Moskës!