Punonjësit policorë të SPB- Tetovë vazhdojnë me aktivitete të intensifikuara kontrolluese të komunikacionit për siguri më të madhe në këtë zonë.
Dje (26-shkurt) nga ora 08:00 deri në 20:00 është kryer kontrolli i shpejtësisë, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 89 drejtues mjetesh (TE-46 dhe GV-43) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Gjashtë prej tyre tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë (TE-2 dhe GV-4), 26 me 50 deri në 70 kilometra në orë (TE-11 dhe GV-15) e kështu me radhë.
Përveç këtyre, me parashtresa dhe masa të tjera janë rrumbullakosur 19 shkelje të shpejtësisë së përcaktuar (TE) në vendbanim, si dhe 9 lloje të tjera të shkeljeve (TE-6 dhe GV-3).
Fundjavën e kaluar (25/26 shkurt) edhe në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion – nëse dhe sa nga drejtuesit e mjeteve kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 20 drejtues mjetesh (TE-10 dhe GV-10). Të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe përgatiten parashtresat e përcaktuara me ligj, kështu që ata do të përballen me gjoba në të holla dhe ndalesë të përkohshme të drejtimit të mjetit nga tre muaj deri në një vit.TS