MPB bën të ditur se mëngjesin e sotëm policia gjatë bastisjes në shtëpinë e një 42-vjepari nga Strumica, është kapur drogë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Sot (23.02.2023) në ora 08:00 në Strumicë, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria M.T.(42) nga Strumicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua lëndë e ngurt e bardhë, tableta dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.