Gjatë ditës së sotme në një takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri dhe Komunës së Jegunovcës z. Dimitar Kostadinoski me të cilët u dakorduam që të bëhet kërkesë për hapjen e rrugës së f. Orashë e Poshtme – Orashë e Epërme deri në rrugën magjistrale Tetovë —Jazhincë.
Që do të thotë lidhja nga kryeqyteti nëpërmejt rrugës Kondovë – Sfillare – Radushë – Orashë e Poshtme – Orashë e Eperme të lidhet me rugën magjstrale Tetovë – Jazhincë deri në kufi me Kosovën në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë.
Ju kujtojmë se hapja e kësaje rruge ka rëndesi të veçantë për banorët e këtyre dy Komunave për shkak se një rrugë me standarde të rrugës regjionale do të lehtësonte qarkullimin e qytetarëve të këtyre dy Komunave dhe do të afronte Kryeqytetin për 30 minuta të jenë në kryeqendër në Shkup.
Interesi është i shumëfishtë, Ekonomik, Turistik ( turistëve do të ju mundësohet që të vizitojnë Kalanë antike të Nicës, në malet e f. Orashë) si dhe banorët e f. Radushë do të jenë më afër fshatërave në anën tjetër të kufirit të Komunës së Kaçanikut dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Komunës së Tearcës dhe Komunës së Jegunovcës do të dorëzojnë kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe deri te Qeveria e RMV-së për hapjen e rrugës regjionale në fjalë.