Thirrjes së liderit të BDI-së Ali Ahmeti për një front të përbashkët të BE-së ku do përfshihen parti të caktuara politike i është përgjigjur partia më e vjetër shqiptare PDSH shkruan Tetovasot.
Nga PDSH për TS konfirmojnë se PDSH-ja është për front të përbashkët pasi kryetari Menduh Thaçi disa herë ka biseduar me Ali Ahmetin për një front drejt BE-së.

Frontit për BE nuk duhet ti frikësohet askush. Kam folur me shumë liderë politike, ju kam thënë t’i lënë anash inatet e dokrrat, por të bashkohemi e ta bëjmë këtë vend Europë, sepse anëtarësimi i vendit tonë në BE është shërbimi më i madh që mund të ju bëjmë familjeve shqiptare duke ndalur emigracionin është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Nga ASH dhe partitë tjera ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë për këtë çështje pra për një front të përbashkët drejt BE.

Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume