Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Mendi Qyra si komunitet i biznesit, prioritet e kanë zgjidhjen e problemit me mungesën e fuqisë punëtore, përcjell TV21. Qyra tha se biznesi po pëson nga mungesa e punëtorëve.

“Një ndër prioritetet, të cilët mendojmë se është alarm për momentin, është fuqia punëtore. Fuqia punëtore e cila çdo ditë në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zbrazet nga të rinjtë, kështu që pëson biznesi”, tha mes tjerash Qyra.

Nga OEMVP thonë se kërkojnë nga Qeveria që të liberalizojë tregun e fuqisë punëtore.

“Kërkojmë eliminimin e barrierave që pengojnë marrjen e fuqisë punëtore, këtu kemi të bëjmë me kuotat. Të rriten kuotat për importimin e fuqisë punëtore. Kuotat duhet të jenë të përshtatshme për nevojat e tregut, sidomos të përshtatshme për turizmin dhe ndërtimtarinë, dy veprimtari të cilët kanë nevojë më shumë për kuadro. Vendi jonë dita e ditës po ngelet pa fuqi punëtore edhe pse për gjatë 3 vjetëve të fundit kemi pasur rreth 15.000 studentë të diplomuar, por për fat të keq ata migrojnë jashtë”, tha mes tjerash Qyra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume