Policia malazeze ndaloi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në Korenë e Jugut.

Është arrestuar shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me bazë në Singapor, ka pohuar ministri i Brendshëm, Filip Adziq.

Ai tha se pritet konfirmimi zyrtar i identitetit, raporton televizioni publik malazez.

“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara”, pohoi ministri.

Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Kujtojmë se më herët dyshohej se ai fshihej në Serbi.

Ai është një nga të arratisurit më të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Seulit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com