Bashkim Hasani kishte çdo privilegj në BDI duke qenë edhe zëvendës ministër i mbrojtjes por në qeverinë e re ai nuk do t’a ketë më këtë funksion .

Ai u rreshtua në anën tjetër të ashtëquajturit Grupi i Zjarrit në ndërkohë që paralelisht ai mbante këtë funksion të lartë në pjesën tjetër të BDI-së duke e dyzuar rolin e tij .

Në një emision televiziv ai duke ndjerë se po e humb këtë privilegj u ka bërë thirrje deputetëve të BDI-së që mos votojnë kundër tij për hatër të liderit Ali Ahmeti.

Hasani është shprehur se nuk mund t’a kuptoj se si do votojnë shkarkimin e një anëtari të BDI-së dhe t’a zëvendësojnë atë me një anëtar apo funksionar të ASH-së.

Ata sipas tij nuk do punojnë për strukturat e BDI-së por çështja mbetet a po punon Hasani për këto struktura kur dihet tashmë rreshtimi i tij në krahun tjetër duke qenë paralelisht funksionar deri tani në qeverinë e drejtuar nga BDI.
Në këtë rast thotë ai për të ndihmuar kryetarin Ahmeti dhe subjektin e BDI së ,nuk do të duhet të bëjnë këtë hatër. /TS/