Në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë është mbledhur Këshilli Mbykëqyrës i kësaj partie për të bërë raportin që duhet të diskutohet në mbledhjen e së shtunës në BDI. Sipas informacioneve jozyrtare në këtë raport pritet të bëhet analiza e asaj se a është shkelur statusi i partisë nga ”Grupi i Zjarrit” me tubimet të cilët këto të fundit kanë mbajtur me qytetarët. Në këtë takim nuk është parë Musa Xhaferi anëtarë i këshillit mbikëqyrës. Para fillimit të takimit, dega e Sarajit po mban takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume