Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për sulmin me armë zjarri që ka ndodhur ndaj televizionit kombëtar “Top Channel”, ku ka vdekur roja i sigurisë, Pal Kola.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Koka.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë, Pal Kola”.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka thënë Begaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com