Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Gostivar tha se edhe Pollogu ashtu si e gjithë Maqedonia e Veriut ka probleme me fuqinë punëtore, transmeton TV21. Bytyqi thotë se vendi gjithashtu ka potencial për sigurimin e fuqisë punëtore përmes rikualifikimit dhe arsimit dual, ndërsa sipas tij, opsioni i fundit është importimi i fuqisë punëtore nga vendet tjera.

“Mendoj se fokusi duhet të jetë që të gjithë të kuptojmë se duhet të ndryshojmë, sepse vendet e reja të punës kërkojnë shkathtësi të reja. Opsioni i fundit do të jetë opsioni që të sjellim dikë, në fakt ajo është opsion kalues. Nuk është zgjidhje qëndrueshme, as për kompanitë por as për shtetin, prandaj fokusohemi në rikualifikimin e fuqisë punëtore në vend”, tha mes tjerash Bytyqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume