Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” se është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik.

Nga DAP thonë se të gjithë përdoruesit e “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Huawei Appgallery.

Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të kryhen në muajin maj.

Sipas DAP, aplikacioni “TVSH-ja ime” aktualisht përdoret nga 523,673 qytetarë dhe numri i përdoruesve të rinj po rritet çdo ditë. Nga fillimi i masës e deri më sot qytetarëve u janë kthyer afër gjashtë miliardë denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume