Ekziston marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet të rezultojë me njohje reciproke
-Ajo që ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme është që marrëveshja sipas parimeve dhe elementeve të saj, të jetë gjithëpërfshirëse dhe në një moment të rezultojë në njohje reciproke, këtë e tha mes tjerash sot ministri punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me homologen nga Shqipëria, Olta Xhaçka, ku tha se është biseduar edhe për Kosovën, përcjell TV21. Osmani tha se pavarësisht interpretimeve të ndryshme, në Ohër është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se palët duhet të zbatojnë detyrimet.
“Ata janë fqinjë tanë dhe ne mirëpresim çdo progres që do të thotë stabilitet dhe prosperitet për të gjithë rajonin, pavarësisht interpretimeve të ndryshme të asaj që është dakorduar dhe se çfarë duhet të zbatohet, u pajtuam se ekziston marrëveshje dhe se palët duhet ta zbatojnë atë pa shtyrje, për çka do të kenë mbështetjen dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar”, tha mes tjerash Osmani.