Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur Kurtin sa i përket dialogut me Serbinë, por jo edhe për çështjet tjera.

“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë dhe kryeministri Kurti dallojnë, pasi marrëveshja nuk është shkruar nga Kurti por nga partnerët ndërkombëtarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com