Inspektorati i mjedisit jetësor ka konstatuar gjurmë të naftës gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një kompani në Vevçan

Gjurmë të naftës në afërsi të vendit të quajtur Vedrani në Vevçan janë vërejtur gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit të Mjedisit jetësor në fabrikën e kanabisit mjekësor “Flauer Pauer”.
Mbikëqyrja, siç informohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, është kryer në prani të punëtorëve nga komuna e Vevçanit, ndërsa pas një ankese të pranuar paraprakisht për fatkeqësi ekologjike për mbetjet e naftës së derdhur, në lokacion ku në mënyrë ilegale janë hedhur mbeturina të ndryshme të ngurta. Mbetjet e naftës u derdhën ilegalisht nga “Flauer pauer”, fabrike për kanabis mjekësor, gjatë largimit të një cisterne të vjetër nafte.
Inspektim është kryer edhe në objektin e prodhimit të kanabisit mjekësor, i cili është në ndërtim e sipër, ku sipas informacioneve është konstatuar se ende nuk ka nisur puna për kultivimin e kanabisit mjekësor. Në pjesën e jashtme, megjithatë, siç u tha, kishte një gropë betoni në të cilën kishte një rezervuar të vjetër për ruajtjen e karburantit, i cili u hoq për hekurishte në mbeturina. Dyshemeja ishte e tamponuar dhe në një pjesë të sipërfaqes së murit kishte mbetje të derivatit të naftës.
Subjekti juridik është ngarkuar që të largojë menjëherë derivatin e mbeturinave të vajit të përzier me dhe, që është mbetje e rrezikshme, me një operator të autorizuar, i cili ka leje për largim dhe transport nga MMJPH.
Brenda shtatë ditëve, ai duhet të sigurojë dëshmi se rezervuari i karburantit është larguar në vendin e duhur, pas së cilës duhet të njoftojë Inspektoratin.
Për shkeljen e konstatuar ligjore, sipas informacioneve, do të vijojë sanksioni përkatës në përputhje me rregulloret ligjore.