Kovaçevski e takon Vuçiqin, i uron suksese në bisedimet e sotme në Ohër
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka uruar bisedime të suksesshme sot në Ohër.

“Mirëpritje e ngrohtë në Ohër për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq Në takimin dypalësh që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova atij bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbisë dhe Kosovës, por për të gjithë rajonin”, ka shkruar Kovacevski në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume