Në organizim të Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në Tetovë sot (14 mars) është mbajt punëtoria e përbashkët me temë Roli i gruas në njohjen e hershme të krimit dhe krijimin e një komuniteti më të sigurt informon Tetovasot. Në punëtorinë, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga institucionet sociale, arsimore të Tetovës dhe nga organizatat joqeveritare lokale, pas prezantimit hyrës të përfaqësuesit të OSBE-së, Aleksej Gavrish, inspektori për parandalim në SPB-Tetovë, Mernush Ferati, foli për bashkëpunimin e policisë me komunitetin lokal. Prezantimin e tij mbi temën udhëheqëse të punëtorisë e pati edhe profesoresha e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Blerta Ahmedi, pas së cilës vijoi puna praktike e planifikuar në grupe.
 Njëkohësisht, si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të fundit të punëtorisë, u theksua veçanërisht roli i gruas në bashkëpunimin policor me komunitetin lokal, si jashtëzakonisht domethënës, por edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e familjes dhe u prezantuan përfundime të veçanta të nxjerra nga secili prej grupeve. Ts