VMRO – DPMNE insiston që kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shpalosur dokumentin me emrat e deputetëve që kanë refuzuar të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Partia e Mickoskit pretendon se jo të gjithë deputetët social demokratë përkrahin politikat e Kovaçevskit sa i takon çështjes bullgare duke mos kursyer as BDI-në nga akuzat.

Nga partia e Mickoskit të prerë se s’do mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe kërkojnë që çështja të përmbyllet në parlament.

“Askush nuk është i kënaqur nga pushteti, ka rritje çmimesh, inflacion dhe ata mendojnë se do të defokusojnë vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve dhe do të na mjegullojnë me atë se deputetët të njërës apo partisë tjetër do të votojnë për ndryshimin e kushtetutës. Ja, ta mbyllim temën, le ta vënë në votim dhe për një ditë do të shihet gjithçka, kush ka deputetë ose sa deputetë mbështesën një ide të caktuar”, u shpreh deputeti i VMRO – DPMNE – së, Bojan Stojanovski.

LSDM: Grup i ekspertëve për amendamentet kushtetuese

LSDM me dozë të njëjtë të akuzave se deputetë të VMRO-së nuk u binden më politikave të Mickoskit dhe do të mbështesin nevojën për ndryshimet kushtetuese. Paralajmëruan grup të ekspertëve për formulimin e amendamenteve kushtetuese.

“Këtu bëhet fjalë për dy koncepte; njëri koncept është anëtarësimi i plotë I shtetit tonë në Union, dhe koncepti tjetër është rikthimi i procesit dhe njëkohësisht edhe të shtetit. Së shpejti do të ketë grup të ekpspertëve për formulimin, për të cilin presim që të përfshihen të gjithë ata që mbështesin reformat për anëtarësim të plotë të shtetit tonë në BE”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Social demokratët me thirje të veçantë ndaj forcave progresive të VMRO – DPMNE-së që ti bashkangjiten procesit që reformat të miratohen dhe vendi të hapërojë para në rrugën europiane. Edhe dy partitë tjera në pushtet BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë ftuar partitë tjera politike ti mbështesin ndryshimet kushtetuese, që vendi të mund të vazhdojë rrugën evropiane.