Nënkryetari i BDI-së, deputeti Arbër Ademi po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtem, Bujar Osmanin.

Ademi dhe Osmani kanë zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Suedisë, Andreas Norlen.

Në fokus të takimit ishte procesi integrues evropian i Maqedonisë së Veriut, që fitoi një dinamikë të re me fillimin e negociatave për anëtarësim.
Deputeti Ademi ka falënderuar Mbretërinë Suedeze për aktivitetet dhe rolin e Suedisë nga pozita e kryesuesit të Këshillit të BE-së, duke theksuar se Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që ofron mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume