Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA në vendin tonë, znj. Angela Aggeler informon Tetovasot.

Ahmeti tha se në një takim të tillë diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit.

“Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-SË në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor” deklaroi Ahmeti.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume