Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i shtohetedhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare(VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.

Ai paralajmëron një ideologji krejtësisht të re në skenënpolitike shqiptare të MV-së.

Theks të veçantë vë në procesin e vendimmarrjes, barazisë dhebashk(ëpun)imit vëllazërorë me të gjitha partitë shqiptare nëvend.

Fillimisht ai shprehet se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes sëbrendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjithanivelet e pushtetit shtetërorë.

“Dua ta përgëzoj popullin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, se me Vetëvendosjen Kombëtare, popullit do t’i jepet mundësia qët’i hedh themelet e vetëvendosjes interne në shtet me të drejtëvendimmarrjeje, duke vënë në praktikë mekanizmin e Institutittë Kundërfirmës (kundërnënshkrimeve).

Sipas tij, në një shtet siç është Maqedonia e Veriut me dybashkësi më të mëdha etnike (shqiptarë dhe maqedonas), e vetmja formulë është barazia.

“Si shtet me dy bashkësi etnike më të mëdha siç ështëMaqedonia e Veriut, e vetmja formulë është barazia në të gjithanivelet shtetërore”. – shprehet ai.

Në vija të trasha, ai shpalos vetëm dy pika fundamentale tëVVK-së, siç është ndryshimi substancial i sistemit politik nëMV si dhe vendimmarrja.

“Vetëvendosja Kombëtare, ka pikpamje krejtësisht të kundërtanga partitë tjera. Vjen si një ideologji e re shqiptare, fillimishtduke shpalosur dy pika më fundamentale të platformës së saj, siçështë ndryshimi rrënjësor i sistemit politik, dhe inkorporimi ivendimmarrjes, që është çelësi i barazisë në shtet”.

“Prandaj, nuk ka rrugë që të çon në Vetëvendosje, Vetëvendosjaështë vet rruga”– thotë ai.

Dhe në fund, ai i bën thirrje popullit shqiptarë tëMaqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjitetkëtij projekti të pakthyeshëm

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume