Një letër për vetëkorrigjim dhe për bashkëpunim, jo për përçarje dhe për diferencim të askujt në asnjë aspekt
Sepse askush nuk e ka të drejtën mbi monopolin e së vërtetës, as të kombit e as të atdheut shqiptar.
-Bashkëpuimi dhe komunkimi janë civilizim, progres dhe prosperitet-vlerë universale.
Ndaj, ka ardhur koha e fundit, që t’i shkelmojmë paragjykimet dhe patologjinë amorfe të primitivizmit të shekujve të perënduar nën sundimet e huaja pushtuese shumëshekullore.
Të nderuar,
Kam këtë pyetje për juve:
Pse me vite tëra nuk i publikoni shkrimet e mia që përligjin interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike?
-Ashtu e dëmtoni vetëm interesin e përgjithshëm të pajtimit dhe të ribashkimit të KOMBIT dhe të Shqipërisë Etnike !
-Ju, luftën, duhet ta bëni kundër armiqve të brendshëm çetniko-fashistë sllavë dhe atyre të jashtëm, që në format më të egra, më të rafinuara, më të pamëshirshme dhe më brutale e shfrytëzojnë, e varfërojnë, e kolonizojnë dhe e robërojnë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, JO kundër profesorëve shqiptarë, që tërë jetën me stërgjyshër, me gjyshër dhe me etër kanë sakrifikuar jetët e tyre për çlirimin dhe për bashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike.
Rruga juaj është plotësisht e gabueshme dhe e pajustifikueshme në çdo aspket, sepse është përçarëse, urrjetëse dhe krejtësisht diskriminuese dhe anticivilizuese
E keni tepruar, kurrë nuk kisha besuar se ka intelektualë të nivelit të tillë në hapësirat e Shqipërisë Etnike, që bllokojnë dhe sabotojnë profesorët e vet. Për më tepër, kur me dekada iu shkruajnë pa asnjë lek (hangari). Në të vërtetë, ky do të duhej të ishte preokupimi dhe shqetësimi juaj, jo urrejtja, përbuzja dhe armiqësia ndaj tyre.
Ta keni parasysh faktin se njerëzit normalë, intelektualë të njëmendtë, largpamës dhe të devotshëm ndaj Kombit dhe ndaj Atdheut, si dhe ndaj vlerave universale qytetëruese me sjelljet dhe me veprat e tyre nuk krijojnë armiq prej miqve ose prej vëllezërëve të tyre, siç po veproni ju verbërazi me vite tëra, duke “prerë degën në cilën jeni ulur” !
Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në këtë planet e kanë me borxh që të mendojnë dhe të veprojnë kombëtarisht në shërbim të ruajtjes së identitetit nacional, mbase kemi një gjak, një gjuhë, një abetare, një histori, një komb, një flamur dhe një Shqipëri Etnike të përbashkët. Jemi një nga kombet më të vjetra në Evropë. Ky është problemi, pse na urrjenë të tjerët, jo pse jemi myslimanë, katolikë apo ortodoksë. Kjo akuzë është shpifëse dhe e paqëndrueshme.
Së fundi, ata që në çfarëdo forme diskriminojnë, abuzojnë, intrigojnë dhe anatemojnë profesorët e mirëfilltë, që me sjelljet dhe me veprat e tyre mbështesin interesin e përgjithshëm të kombit dhe të atdheut shqiptar, ia mbyllin dyert vetevetes, askujt tjetër, duke ngelur të vetmuar në “gojën” e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
-Historia nuk harron as plusat e as minusit e sjelljeve dhe të veprimve tona qoftë ndaj vetëvetes, qoftë ndaj të tjerëve.
-Kryesorja është që, prej miqve të mos krijojmë armiq.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Sinqerisht,
Prof.Dr.Mehdi Hyseni