Sot do të mbahet konferenca ndërkombëtarëve në Bruksel, për personat e prekur nga tërmerit në Turqi dhe Siro, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 50,000 njerëzve dhe shkatërrime masive.
BE, në koordinim me autoritetet turke, po organizon një konferencë në Bruksel me qëllim bashkimin dhe koordinimin e operacioneve të shpëtimit dhe rindërtimit.
Miliona njerëz kanë mbetur pa shtëpi në zonat e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore dhe në veri të Sirisë, ku jetojnë një numër i madh refugjatësh. Sipas një vlerësimi paraprak të OKB-së, vetëm kostoja e dëmeve materiale në Turqi tejkalon 100 miliardë dollarë, raporton abcnews.al.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) denoncoi rreth 15 ditë më parë përgjigjen e kufizuar ndaj thirrjes së urgjencës të OKB-së në mes të shkurtit për të mbledhur më shumë se një miliard dollarë për Turqinë dhe pothuajse 40 milionë dollarë për Sirinë.
Deri më tani janë mbledhur vetëm 16% e fondeve të kërkuara për Turqinë.
“Më shumë se një muaj pas tërmetit, situata në zonat e prekura mbetet dëshpëruese. Shumë shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara, shumë njerëz që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të flenë në strehimore të mbipopulluara dhe pa kushte,” u ankua Tanya Evans, drejtoresha e IRC në Siri.
Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili u pasua nga një lëkundje po aq e fortë nëntë orë më vonë, duke vrarë 48,500 njerëz në Turqi dhe rreth 6000 në Siri.
Madje, të mërkurën janë raportuar përmbtyje në dy provincat turke të prekura nga tërmeti, si pasojë e të cilave rreth 20 persona kanë humbur jetën.
Konferenca do të fillojë në orën 13:30, me fjalimet e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryeministrit suedez Ulf Kristerson, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE si dhe atë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan përmes telekonferencës.
Presidenti sirian Bashar al-Assad, ndaj të cilit Perëndimi ka vendosur sanksione që nga viti 2011, nuk do të marrë pjesë në konferencë, raporton abcnews.al.
Edhe pse ndihma ndërkombëtare mbërriti shpejt në Turqi pas tërmetit, organizatat humanitare u përballën me shumë vështirësi në përpjekjen për të ndihmuar popullin sirian, veçanërisht në provincën Idlib, e cila është nën kontrollin e rebelëve sirianë.
BE dhe SHBA që atëherë kanë lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë, ndërsa Damasku ka rënë dakord të lejojë OKB-në të hapë dy pika të tjera kufitare me Turqinë për të lejuar kalimin e ndihmave.
Përveç kësaj, shumë vende arabe dërguan ndihma në Siri dhe rifilluan marrëdhëniet e tyre me Damaskun. Rusia, një aleat kyç i Damaskut, është përjashtuar gjithashtu nga konferenca për shkak të pushtimit të Ukrainës.