Teuta Llalla: Kasami dhe marionetat e tij na krijojnë pengesa të shumta
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami vazhdon me obstruksionet ndaj personave që nuk ndajnë bindjen e njëjtë me të, e që janë udhëheqës institucionesh në territorin e Komunës së Tetovës.
Për këtë dëshmon edhe fakti që Këshilli Komunal i Tetovës ende nuk ka votuar llogarinë përfundimtare të Gjimnazit të Tetovës.
Drejtoresha e këtij institucioni Teuta Llalla thotë se ka marrë të gjitha masat dhe ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente për këtë veprim të Kasamit.
Përveç llogarisë përfundimtare, Llalla thotë se Bilall Kasami ka bllokuar dhe nuk i ka lëshuar gjimnazit as donacionet që këtij institucioni i takojnë me ligj, e të cilat komunës ja lëshon ministria e Arsimit.
Kujtojmë se muaj më parë, Kasami shkarkoi dhe me vendim të ministrisë së Arsimit, u detyrua ta kthejë në detyrë drejtoreshën, Teuta Llalla sepse inspektorati kishte konstatuar shkelje ligjore gjatë shkarkimit të sajë.