Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe janë vlerë barazie e instaluar nga Marrëveshja e Ohrit.

Ahmeti ndër të tjera ka përgëzuar të gjitha institucionet për vendosjen e këtij dekreti në praktikë.

Statusi i plotë:

Një tjetër premtim i realizuar, reflektim praktik i vlerës së instaluar të barazisë përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Në uniformat e shërbimeve policore të vendit dhe në simbolet e tyre tashmë qëndron edhe gjuha shqipe konform dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Përgëzoj Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të vendit për rrumbullakësimin me sukses të të gjitha procedurave administrativo – ligjore dhe vendosjen në praktikë të ndryshimeve të Dekretit të miratuara më parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume