Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka mbetur pa asnjë veturë të Ndihmës së Shpejtë, pasi një nga veturat është përmbysur mbrëmë në një aksident në Shkup, teksa transportonte një pacient nga Kumanova. Dy automjetet e tjera janë në servis, ndërsa për një tjetër pritet të përfundojë dhe prokurohet procedura e tenderit.

Për shkak të kësaj situate, menaxhmenti i spitalit do të duhet të huazojë autoambulancë nga Emergjenca e Shkupit apo nga ndonjë vend tjetër, sepse për momentin nuk ka të veten.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shkup. Auto-ambulanca e spitalit të Kumanovës është përplasur me një automjet tjetër në afërsi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.

Nga MPB priten detaje gjatë ditës së sotme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com