Aktivitete për më shumë siguri në komunikacion
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në rrugët në rajonin e Pollogut informon Tetovasot. Kështu që, dje (12-prill) nga ora 11 deri në ora 17 në rajonin Tetovë-Gostivar është kryer një kontroll tjetër aksion, në të cilin janë zbuluar dhe saksionuar gjithsej 3 automjete (TE-1 dhe GV-2) me parregullsi në frena dhe tek 2 automjete (TE) kanë qenë me regjistrim të skaduar. Automjetet me defekte teknike menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi dhe drejtuesve të tyre u janë pëgaditë parashtresat e parapara ligjore. Krahas këtyre, janë sanksionuar 3 drejtues mjetesh (TE) të cilët kanë drejtuar pa kaluar provimin për patentë shofer, 7 automjete (TE) me folia të pa certifikuara dhe 16 (TE) automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, të cilat menjëherë janë marrë ,,shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës, si dhe 4 (GV) lloje të tjera të shkeljeve të cilst janë rrumbullaksuar me parashtresat përkatëse.
Në prag të festave të ardhshme, SPB- Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve me kohë para se të dalin në rrugë të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve që drejtojnë, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përmbahen nga konsumimi i alkoolit gjatë kohës së drejtimin e automjetit, si dhe këshillohet që duhet të përdorin rripat e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularëve. Kjo, aq më tepër që gjatë ditëve të festave të ardhshme pritet frekuencë e shtuar e automjeteve në rrugët e kësaj zone, veçanërisht në ato që të çojnë në drejtim të Ohrit, Mavrovës dhe Kodrës së Diellit.TS