Barrierat Tetovë – Xhepçisht vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdhaja në komunikacion për qytetarët të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë. Edhe pse ata barriera janë vendosur pa asnjë standard, pa asnjë projekt dhe pa asnjë sinjalizim as vertikal e as horizontal.

Sipas ekspertit të komunikacionit Blerim Naimi këto pengesa nuk duhet të ekzistojnë fare pasi janë jashtë çdo standardi dhe nuk kanë as një lloj sinjalizimi as vertikal as horizontal.

E para këto barriera nuk duhet të ekzistojnë, edhe pse kjo rrugë është transit pasi lidh shtetin e Kosovës. E dyta pasi që janë të vendosura nuk janë të parapara sipas standardeve që parashihen dhe e treta nuk posedojnë sinjalizimin që duhet të lajmërohet se ka pengesa rrugore, si sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal” u shpreh eksperti i komunikacionit Blerim Naimi për TS.

Ai vazhdon më tej duke theksuar se në aspektin profesional këto duhet të hiqen dhe janë anormale.

Në aspektin profesional është tërheqja e tërësishme e pengesave apo barrierave. Nëse e marrim parasysh se çfarë rruge është ajo se sa automjete e lëvizin atë rrugë është anormale të eksitojnë ata pengesa apo barriera” u shpreh Naimi

Në lidhje me fatkeqësitë që ka pasur kjo rrugë në të kaluarën, Naimi thotë se ka metoda tjera për të parandaluar fatkeqësitë.

Ka metoda tjera për të parandaluar deri te fatkeqësitë e jo të dëmtosh me mijëra njerëz që e lëvizin këtë rrugë” tha për TS Blerim Naimi ekspert i komunikacionit.

Nga komuna e Tetovës për TS u shprehen se nuk janë kompetentë tek rrugët regjionale dhe nuk kanë asnjë qasje as në dokumentacion e as në leje. Sipas Memet Jonuzit kompetentë janë Ndërmarrja “Rrugët e Shtetit” .

Ne nuk jemi të njoftuar për pengesat në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë por kompetentë janë drejtë për drejtë rrugët e Maqedonisë pra Agjencioni rrugët e shtetërore. Ne si pushtet lokal në atë objekt që s’kemi kompetenca s’kemi as qasje të dokumentacionit a ka leje përkatëse për vendosjen e barrierave” u shpreh Memet Jonuzi nga komuna e Tetovës.

Nga policia e Tetovës na drejtuan tek Ministria e Transportit, ndërsa Ministria e Transportit edhe pas insistimit të TS mbi katër herë nuk morëm asnjë përgjigje.

Ndryshe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi ditë më parë deklaroi se është duke u bërë projektimi, pasi të bëhet projektimi do të bëhen edhe shenjat e sinjalizimit.

Tash për tash është duke u bërë projektimi, pasi ata bëhen me projekt jemi në fazën përfundimtare të projektimit pas asaj bëhen shenjat e sinjalizimit” tha ditë më parë Rustemi.

I pyetur se a janë vendosur pa projekt këta barriera ai nuk tregoi, por tha se në komunikacion ka projekte të veçanta për sinjalizimin, ndërtimin dhe shenjat.

“Sinjalistika ka projekt tjetër, ndërtimi ka projekt tjetër, shenjat kanë projekt tjetër dhe këta janë krejt projekte në komunikacion” u shpreh për TS drejtori Rustemi duke e vulosur se barrierat në rrugën regjionale Tetovë – Xhepçisht janë të vendosura pa asnjë projekt pa asnjë standard dhe  pa leje. /TS/