Presidenti i Republika Sërpska, Milorad Dodik ka bërë të ditur se ekziston mundësia që zyrtarisht të plotësohet kërkesa e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, që Bosnja dhe Hercegovina të deklarohen nëse e njeh apo nuk e njeh Kosovën.

Kjo pasi Bosnja dhe Hercegovina, abstenoi gjatë votimit në Këshillin e Evropës, në hapin e parë në aplikimin për pranim të Kosovës.

Dodik tha se “dëmi që u bë në lidhje me votimin në Këshillin e Evropës” (ku BeH abstenoi gjatë votimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës) është përfundimtar dhe se nëse ndihmon diçka, është se “marrëdhëniet vëzhgohen realisht”.
“Pse Serbia duhet të mbështesë integritetin territorial të BeH, nëse BeH nuk e mbështet integritetin territorial të Serbisë. Në këtë drejtim, në një farë mënyre, kjo çoi në pastrimin e asaj situate,” u tha ka thënë Dodik gazetarëve.

Dodik “nuk beson se kërkesa e Daçiqit mund të ndryshojë diçka, por se do të ishte interesante të futej në agjendën e Presidencës”.

Ai shtoi se asnjë temë që ka të bëjë me Kosovën, madje as ai nga procesi i Berlinit, ku është kërkuar njohja e letërnjoftimeve të lëshuara në Kosovë si legjitime, nuk do të kalojë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume