Organizata Humanitare “Foleja e Jetimit” gjatë kësaj jave ka shtruar iftare për nxënësit e shkollave fillore të fshatit Pallçisht dhe fshatit Kallnik, mbi 500 nxënës të këtyre shkollave në bankat shkollore aty ku nxën dien sëbashku me mësimdhënësit e tyre hëngrën iftar i cili u shtrua nga një donatorë anonim nga fshati Kallnik.

“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre, në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim, deri në mëngjes.” Të nderuar shumë me vullnetin, elanin dhe zemër bardhësinë e donatorit tonë nga fshati Kallnik i cili përveç fshatit Kallnik sonte shtroi iftar edhe për nxënësit e fshatit Pallçisht dhe sonte përveç iftareve rutinë që i shpërndajtëm në familjet që i kemi nën përkujdesje mbi 250 nxënës dhe mësimdhënësit e fshatit Pallçisht në bankat shkollore ku nxën dijen ata sonte të gjithë sëbashku hëngrën iftar në këtë natë të madhe. Falemenderojmë përzemërsisht qebaptoren #Sedra e cila në iftarin e sontëm ju bashkangjitën donacionit për nxënësit e fshatit Pallçisht. Faleminderit përzemërsisht për humanizmin e treguar. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë edhe të drejtoreshës së shkollës znj. Zenihate Memeti dhe për nderin e madh që na bën kryetari i komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu Kjo natë është kremte e madhe për të gjithë myslimanët kudo që janë. Është natë me rëndësinë e ditës, me rëndësinë e vitit dhe të shekujve, të njohjes së Krijuesit dhe të çeljes së madhe të besimit islam.

#të_mëshirojmë_që_të_mëshirohemi

070284660-070284007

 

ka shkruar “Foleja e Jetimit” në Facebook