Një moment historik do të shënohet fiks me 4 Prill në Tetovë. Me 4 Prill do të nisin akrepat e lidhjes së shqiptarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Me 4 Prill do të hudhet gurthemeli i parë i rrugës kombëtare, rrugës ekonomike, rrugës së ëndrrave të shqiptarëve.
Korridori 8 që do të ndërtohet nga kompania amerikane- turke, Bechtel -Enka do është një nga mega projektet e kësaj qeverie me investim mbi 1.3 miliardë euro.
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj date historike, duke shpërndarë paralajmërimin e duke marrë pjesë në ceremoninë e gurthemelit të projektit gjigand për shqiptarët.
Mos harro me 4 Prill nisin akrepat për lidhje të shqiptarëve.  /TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume