Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme, është gjetur drogë në një çeli të një të burgosuri në Burgun e Shuto Orizares – Shutkës.

“Më datë 05.04.2023 në ora 21.00, në SPB Shkup nga ana e Burgut të Shkupit është denoncuar se rreth orës 19:55, gjatë kontrollit në dhomën e një të dënuari me iniciale K.A., është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim adekuat”, thuhet nga MPB-ja.