Në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, kryeministri Dimitar Kovaçevski iu drejtua kryetarit të subjektit politik Levica, Dimitar Apasiev, duke e quajtur lider i opozitës, raporton gazetari i PRESSonline.al nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ja ku erdhi lideri i opozitës. Mirëdita, zotëri Apasiev”, tha Kovaçevski.

Kryeministri pati një debat të ashpër me deputetët e opozitës mbi marrëveshjen prej 1.3 miliardë eurosh me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e katër seksioneve të autostradave.

Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit u tha deputetëve të VMRO-DPMNE-së se “do të jetë kryeministër deri në vitin 2028”.