Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 5 prill (e mërkurë) në ora 10:00 do ta presë Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili po arrin për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në delegacion së bashku me Kryeministrin Andrej Plenkoviq janë përfaqësues të lartë për çështje ekonomike dhe punë të jashtme, përfaqësues nga Kuvendi i Kroacisë, si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj.

Kryeministri Andrej Plenkoviq dhe delegacionin e tij do ta presë Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacionin qeveritar në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me një ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në kuadër të delegacionit maqedonas, në takimin me delegacionin kroat do të marrin pjesë edhe zëvendësi i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendësi i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Milaim Fetai.

Link për të ndjekur drejtpërsëdrejti pritjenzyrtare

Sipas agjendës për vizitën zyrtare të Kryeministrit kroat Plenkoviq në vend, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është planifikuar takim kokë më kokë me Kryeministrin Kovaçevski, pas së cilës do të vijojë takimi dypalësh i dy delegacioneve.

Dy Kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, Plenkoviq dhe Kovaçevski, në orën 11:10 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën e Medias të Qeverisë.