Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se termi i përdorur në marrëveshjen e fundit në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit është “viktimat e zhdukura me dhunë”.

Kurti tha se ai është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.

“Pra, edhe atëherë kur do të thuhet “personat e pagjetur” “të zhdukur”, “që mungojnë”, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se bashkë me Bislimin do të analizojnë rezultatin e takimi më 4 prill, teksa bëri të ditur se për këtë muaj ai është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Mirëpo, edhe një herë po e theksoj, duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i 10-it, i cili është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme”.

“Por, si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht të zhdukurve me dhunë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume