I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Lajçak dhe Dendias u takuan dje, ku folën për progresin e dialogut dhe perspektivën evropiane, njofton Klankosova.tv.

Greqia së fundmi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.

Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com