Një foshnjë, dy orë pas lindjes ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit. Bëhet fjalë për fëmiun e parë të nënës 24-vjecare që është mbajtur për trajtim spitalor. Në Manastir ka qëndruar edhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili paralajmëroi se rasti do të shqyrtohet duke mos prejudikuar nëse bëhet fjalë për gabim mjekësor.
“Pas informimit për të porsalindurin e ndjerë, ministri Fatmir Mexhiti ka anuluar të gjitha angazhimet dhe ka vizituar sot Spitalin Klinik të Manastirit për të parë në vendngjarje se çfarë ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, ministri u takua me nënën dhe i shprehu ngushëllimet e thella.
Drejtori i spitalit, dr. Aleksandar Obednikovski, deklaroi se gjatë lindjes ka pasur bradikardi, e cila përveç reanimacionit kardiopulmonar ka rezultuar me vdekje. Nga drejtori është urdhëruar autopsia dhe me urdhër të ministrit nesër do të bëhet inspektimi i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor për të përcaktuar rrjedhën e trajtimit të të porsalindurit të vdekur” ka shkruar Mexhiti pas vizitës së tij në Manastir./TS/