Në intervistën e tij për numrin e fundit të revistës javore “Fokus”, nenkryetari i BDI-së Izet Mexhiti si asnjë herë më parë ka shigjetuar me kritika kryesinë partiake. Madje Mexhiti kësaj rashe nuk ka kursyer as kryetarin e partisë Ali Ahmeti, duke e krahasuar me Artan Grubin.

“Në BDI u kthye komunizmi, nuk ka më dallim mes Ahmetit dhe Grubit”, ka thënë mes tjerash Mexhiti, në intervistën për Fokus, që në shitje del nga dita e nesërme.

Ky qëndrim i Mexhitit tregon se ndarjet në BDI mes “Grupit të Zjarrit” dhe “Ahmetistëve” (Artanistëve), do të vazhdojnë të thellohen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume