Migena Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua me armë zjarri nga kunati me armë zjarri, është nënë e dy fëmijëve të mitur.

Fqinjët e familjes Sinani në një deklaratë jashtë kamerave, kanë thënë se në momentin kur është qëlluar nga kunati, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2-vjeçare.

Sipas fqinjëve të familjes Sinani, autori i krimit, Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë private njëkatëshe në Shkozë në kushte të vështira ekonomike. Ata tregojnë situatën në të cilën jetonte familja teksa vetëm 4 ditë më parë kishin festuar 4-vjetorin e djalit të madh të çiftit.

“Në familje punonte vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në Ali Dem. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijet e mitur, por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresioni. Nuk kanë pasur konflikte në familje, kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2-vjeçare, e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”.

Të njohur të Roland Sinanit thonë se disa vite më parë ai ka qenë edhe pjese e ushtrisë, por ishte shkëputur në kohën kur nisën t’i shfaqen probleme me shëndetin mendor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume