Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer thotë se hapja e Kushtetutës nuk përfshinë ndryshime dramatike dhe se modeli kroat merret vetëm si ilustrim.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas Geer vendi duhet ta kuptojë momentin në të cilin ndodhet dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mos cenohet e ardhmja Evropiane e vendit.

“Nuk bëhet fjalë për ndryshime dramatike, këtu po i referohem ndryshimeve për njerëzit që veten e tyre e identifikojnë si bullgar. Është pjesë e ndjeshme dhe vetëm e konsolidon aktin më të lartë juridik.

Lidhur me formën e Kushtetutës, ju e dini se çdo shtet e ka modelin dhe formën e tyre unike. Ne i referohemi Kroacisë vetëm për ilustrim në të cilën përfshihen mbi 20 komunitete, qoftë bullgare, shqiptare etj.

Përfshirja e komuniteteve nuk rrezikon interesat tua kombëtare apo identitetin tuaj. Po e them përsëri, kjo është çështje të cilën duhet ta bën vetë vendi juaj”, tha David Geer, Ambasador i BE-së./Alsat/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com