Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara politike në vend lidhur me ndryshimet e nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë ish-deputeti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Zudi Xhelili beson në gjetjen e një kompromisi mes pushtetit dhe opozitës për këtë çështje, me qëllim që vendi të ecë pa papengesa në rrugën e tij drejt Bashkimir Evropian (BE).

“Vazhdoj të ngeli optimistë se gjërat do të ecin në rrugë të mbarë. Ballkani Perëndimor është nën mbikëqyrje të faktorit ndërkombëtar, interesimi i tyre është rritur dukshëm që të forcohet paqja dhe stabiliteti këtu. Prezenca e tyre, ndihma konkrete që ofrohet për të tejkaluar mosmarrëveshjet me fqinjëve tanë na bënë të mendojmë se kthim prapa s’ka. Forcat destruktiv gjithashtu përpiqen që anëtarësimi i vendit në BE të prolongohet, por kjo nuk është në dobi të rajonit dhe të vet Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të besojmë në zgjidhje të mundshme parlamentare brenda vitit 2023, që nënkupton edhe ndonjë kompromis me opozitën maqedonase. Zgjedhe të parakohshme me qeveri të zgjeruar që do të mundësonte ndryshimet kushtetuese, por pa përjashtuar edhe opsione tjera që janë të mundshme”, deklaroi për PRESSonline.al, ish-deputeti Zudi Xhelili.

Sipas tij, kurdo që do të mbahen zgjedhjet parlamentare, qoftë të parakohshme apo të rregullta “Froti për Europë” do të ngadhënjejë.

“Fronti për Europë, është opsion i vetëm i mundshëm, çdo plan tjetër i nxitur nga faktor tjerë anti- NATO dhe anti-BE do të dështoj sepse popujt e Ballkanit Perëndimor kanë nxjerr mësime nga konfliktet e kaluara të ndikuara nga qarqe ruse. Rusia sot llogaritet okupator i egër shkatërrues i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Ukraina. Parlamenti ka shumicë stabile, do të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me Korridoret, por në pyetje është procedura e shpejtuar që opozita e keqinterpreton”, potencoi Xhelili.