Pas publikimit të një video inçizimi  brenda Poliklinkës së Draçevësnë  e cila raportu në portalin TS, në rubrikën “Raporti edhe Ti, ka reguar menjëherë drejtori i Shëndetit Publik të Shkupit, Vullnet Selimi.

Sipas drejtorit Selimi, kjo muzikë ka ndodhur një javë më parë dhe për këtë do të merren masa disiplinore ndaj udhëheqësit dhe mjekëve kujdestar.

Pas publikimit të një video inçizimi nga brenda Poliklinkës së Draçevës ku dëgjohej këngë me një zë jashtëzakonisht të lartë e që është jashtë çdo etike dhe rregullore, kam vizituar para pak çastesh poliklinkën në fjalë. Mjeku kujdestar më ka konfirmuar se ajo skenë ka ndodhur të enjten e kaluar duke e arsyetuar atë me rastin e pensionimit të një të punësuar në Klinikë, gjë që edhe sipas tij ka kaluar normalen.
Për këtë lëshim, do të ndërmeren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të polinikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë. Skena si këto nuk mund të tolerohen në ambiente ku njerëzit marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.” ka shkruar drejtori Selimi

Ndryshe portali TS ka hapur rubrikën “Raporto edhe Ti” për të bashkëpunuar me qytearët për të denoncuar çdo shkelës të vendin të punës në institucionet shtetëore.