Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler.
Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Dreksler, presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur kabineti i tij, vlerësoi se të dyja shtetet i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë, e cila bazohet në bashkëpunim të larmishëm, respekt të ndërsjellë dhe qasje të hapur, ndërsa përcaktimi i këtillë, siç tha presidenti, paraqet edhe një tjetër urë në ndërtimin e marrëdhënieve më të forta miqësore mes të dyja vendeve tona.
“Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë, sot, në Republikën Federale të Gjermanisë sheh një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve tona strategjike. Një nga ato prioritete strategjike, anëtarësimi i plotë në NATO, tashmë është realizuar, ndërsa dy shtetet tona janë shtete aleate dhe kontribuojnë në realizimin e misionit kyç të NATO-s për garantimin e sigurisë së hapësirës euroatlantike në dritë të rrethanave të vështira gjeopolitike” tha presidenti Pendarovski.
Ai në këtë rast vlerësoi se për ne është veçanërisht e rëndësishme që Republika Federale e Gjermanisë demonstron gatishmëri të qartë për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Kam pasur kënaqësinë që presidentin federal Frank Valter-Shtajnmajer ta pres në Shkup dhe ta prezantoj personalisht ta njoftoj me vendin tim dhe ta siguroj se po investojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, nga Unioni presim një përkushtim të barabartë për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të rajonit, që është kusht kyç për përmbushjen e plotë të idesë së projektit evropian”, tha presidenti Pendarovski.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadorja Dreksler vlerësoi se marrëdhënia jonë dypalëshe është e shkëlqyer dhe shtrihet përtej bashkëpunimit në nivel të qeverive dhe përfshin angazhimin e fondacioneve politike dhe organizatave të ndërmjetësve kulturorë apo të Odës Ekonomike të madhe dypalëshe, e cila është shprehje e pranisë së gjerë të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe pasqyron pozicionin e Gjermanisë si partneri më i rëndësishëm tregtar.
“Vizitat e presidentit federal, kancelarit federal dhe ministres së Punëve të Jashtme në muajt e fundit janë shenja të qarta se qëndrojmë në anën e vendit tuaj. Qeveria federale do të vazhdojë të shoqërojë procesin e anëtarësimit në BE si një partner i besueshëm. Dua T’ju siguroj se gjatë mandatit tim do ta investoj të gjithë energjinë time për këtë detyrë. Jemi të vetëdijshëm për kompromiset që u kërkuan kësaj radhe dhe që janë të dhimbshme për shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut dhe të cilat edhe më tej nevojshme për ndryshimin e nevojshëm kushtetues. Për konsistencën me të cilën vendi Juaj ecën në rrugën e pranimit në BE, Ju shprehim ju zoti President, njohjen dhe respektin tonë të thellë”, tha ambasadorja Dreksler.
Presidenti Pendarovski ambasadores Dreksler i uroi kryerje të suksesshme të funksionit.