Shoqata e shkrimtarëve ,,OENEUM ,,Tetove,në bashkpunim me shkollën e mesme ekonomike ne Tetovë organizuan promovimin e librit ,,Çelësi i lumturisë,, të poeteshës së re dhe nxnëse shembullore e kësaj shkolle, zonjusha Elisa ILJAZI.Në prani të arsimtarëve dhe nxenesve të shkollës, manifestimin e hapi drejtoresha e shhkolles zonja Mirjeta ILAZI e cila potencoi se ajo dhe arsimtarët janë krenar që nga kjo shkollë po shkëlqen një yll, një nxënëse e vitit dytë, poeteshë e re nga Gjerma e Tetovë, qe tregon interes te madhe për librin dhe poezine.Fjalë pëshëndetëse pati edhe Kryetari i Shoqatës shkrimtarëve Oeneum z.Daim ILAZI, i cili tha se në ditën botërore të poezise kemi ardhë në këtë shkollë të bëjmë promovimin e librit Elisës.Ajo është anëtare e Departamentit të rijvë të shoqatës tonë e cila është nxënëse shembullore dhe poeteshë qe tani më ka botuar dy vepra me poezi me tema të ndyshme. Vargu i saj tani më është mirë i pjekur dhe i josh lexuesit e ri,njëherit mund të shërbejë si reper dhe shembull për gjeneratat e reja ta duan letërsinë, të meren me kulturë, se kultura është bazamenti kryesor për përparimin e një shoqërie dhe se libri është shoku më i mirë i nxënësit dhe si duhet ti tejkalosh gjithë barierat e jetës.Pasta fjalën e mori recentzentja e librit zonja Behare Neziri, e cila potencoi se Elisa ILJAZi është një poeteshë që premton, vargjet e sja janë plotë humanizë,altruizëm dhe dashuri e respekt për njëri tjetrin.Po ti lexosh vjershat e saja, lexuesi kupton se secila poezi ëshë çelës për dyert e jetës sonë, se si duhet të ecim vertikal e të jemi fitimtar në gjithë sfidat e jetës.Bukur din ti përdor edhe figurat stiistike dhe shtjellon tema të ndyshme.
Fjale miradie folën edhe redaktori i librit Muaxher Haruni si dhe anëtarët e Kyesisë, Ejup Ajdini dhe Rami Kamberi.Në fund autorja e librit Elisa ILJAZI u falenderua për këtë organizim të promovimit dhe premtoi se edhe më shumë ka fituar inspirim e frymëzim të lexojë e të shkruaj, edhe me shumë të botojë libra të radhës.Disa nxënës të shkollës recituan vjersha të zgjedhura nga libri i autores.
Pra, në këtë mënyrë e festuam ditën nderkombëtare të librit, duke e plotësuar vakumin kulturor dhe duke begatuar jetën kulturore në qytetin tonë me dy Universitete po pa gjallëri studentore.
DAIM ILAZI