Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.Tre liderët ndodhen në një vizitë dyditore në Veronë të Italisë, shkruan RTS.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Pas takimit, të tre do të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona dhe së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë stendën e përbashkët, ku ekspozues të shumtë nga vendet anëtare të nismës “Ballkani Hapur” do të prezantojnë verërat e tyre.

Sipas RTS-së, pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët, por që nuk është cekur koha se kur.

“Ballkani i Hapur” po lëviz për herë të parë jashtë rajonit për të tërhequr vizitorë të rinj në rajon me verëra cilësore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com