Rruga Tetovë -Xhepiçisht “ilaç” për veshkët, qytetarët: Duhet urgjent ose të hiqen barierat ose te ketë sinjalizime, Drejtori Rustemi: Ende ska projekt

Rruga Tetovë – Xhepisht që është vetëm 5 km të duhen mbi 20 minuta kohë për të arritur në qytet. Në këtë rrugë janë fiks 14 barriera pa asnjë standard, pa sinjalizim vertikal, horizontal dhe pa vizbardha që të tregojnë se ka barriera. Pas shumë ankesave nga qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë në adresë të TS, sot gazetari i portalit TS, ka qëndruar në këtë rrugë për të parë se vështirë është nëse nuk e di se ka barriera pa standarde.
Qytetarët thonë se urgjentisht ose duhet të hiqen ose të ketë sinjalizime ose të rregullohen si duhet pasi është shumë problem veçanërisht natën sepse nuk duken fare.
Gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi për të vërtetuar se çka ndodh nëse vozisim me 50 km/h pa e ditur se ka barriera i ndodh që të përplas kokën në veturë, por nëse në veturë keni ndonjë grua shtatzënë atëherë mund që fëmiu të del nga barku i nënës nëse ju nuk e dini se ka barriera pa standarde dhe mbi normën ligjore.
Këto barriera të vendosura nuk i plotësojnë asnjë lloj standardi, janë të vendosura edhe pa projekt dhe janë kundër ligjore pasi kjo është rrugë regjionale.
Këtë rrugë e ka financuar Drejtoria “Rrugët e Shtetit” në krye me Ejup Rustemin i cili për TS u shpreh se ende nuk ka projekt, pasi janë ndaras projekti për sinjalizimin dhe për barrierat.
Nga komuna e Tetovës thonë se nuk kanë kompetenca pasi ajo rrugë është rrugë regjionale edhe pse barrierat janë kundërligjore pasi as nuk kanë sinjalizime.
Nuk dihet nëse do të hiqen apo do të bëhen me standarde siç duhet që qytetarët të mos kenë probleme trupore dhe mos ju shkatërrohen veturat dhe nervat,/TS/