Shaqiri: përmes zgjerimit të përmbajtjeve mësimore dhe aktiviteteve jashtëshkollore, e ngrisim ndërgjegjien tek të rinjtë për mbrojtjen e planetit Tokë

Arsimi vazhdimisht po përmirësohet me përmbajtje të reja mësimore dhe aktivitete të detyrueshme jashtëshkollore ndërmjet të cilave ngritet ndërgjegjësimi i të rinjtë se duhet të sillemi në mënyrë mbrojtëse ndaj Tokës. Njëkohësisht, të gjithë ne të moshuarit, si individë, kemi detyrim edhe jashtë sistemit arsimor t’i mësojmë të rinjtë të fitojnë vlera reale, ndër të cilat është edhe sjellja e përgjegjshme ndaj planetit.
Këtë mesazh e dërgoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me rastin e 22 Prillit, Ditës së planetit Tokë, e cila për herë të parë u shënua në SHBA në vitin 1970, ndërsa sot shënohet nga 175 shtetas në të gjithë botës, në mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut. .
Shaqiri thekson se planprogramet mësimore dhe tekstet e reja të cilët gradualisht po zhvillohen dhe futen në shkolla, në përputhje me Konceptit të ri për Arsimin Fillor drejtohen me kujdes të madh drejt mbrojtjes së mjedisit jetësot, shfrytëzimit racional të burimeve natyrore dhe uljes së intensitetit të ndryshimeve klimatike dhe efekteve të ngrohjes globale.
Aktivitetet tona si Qeveri janë plotësisht në përputhje me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe në atë drejtim do të vazhdojmë të veprojmë edhe në të ardhmen. Nuk kemi planet rezervë dhe nga ne, brezat e tashëm dhe të ardhshëm varen nga sehkulli i tyre, shtoi Shaqiri.